Sport

Pique shfaqet nervoz pas ndarjes nga Shakira, godet gazetarin në prani të fëmijëve

Merr fund pas 11-viteve marrëdhënia mes Gerrard Pique dhe Shakiras. Futbollisti i Barcelonës dhe këngëtarja e famshme kolumbiane nuk do të jenë më çift teksa 45-vjeçarja nuk ia ka falur tradhëtinë mbrojtësit katalanas.

28 Qershor 2022, 13:01 Nga DOSJA

Pique shfaqet nervoz pas ndarjes nga Shakira, godet gazetarin në prani

SPANJË-  Merr fund pas 11-viteve marrëdhënia mes Gerrard Pique dhe Shakiras. Futbollisti i Barcelonës dhe këngëtarja e famshme kolumbiane nuk do të jenë më çift teksa 45-vjeçarja nuk ia ka falur tradhëtinë mbrojtësit katalanas.

Në komunikatën në fillim të qershorit, ku të dy shpallën ndarjen, kërkohej “respektimi i privatësisë për mirëqenien e fëmijëve, të cilët janë prioriteti ynë kryesor”. Këtu, le të themi se në Spanjë nuk e morën saktësisht kërkesën e çiftit, duke i përndjekur në çdo hap.

Një presion asfiksues që bëri që Piqué të nervozohej me një gazetar. Ky i fundit e ndoqi sapo mbërriti në aeroport, deri në momentin kur mbrojtësi spanjoll tentoi të mbyllte papritur një derë në fund të disa shkallëve. Në atë moment një gjest agresiv shkaktoi – sipas gazetarit – rënien e celularit të tij, ndërsa Pique e ofendonte vazhdimisht.

Jordi Martín, ky është emri i paparacit. Me siguri presioni është maksimal në këtë moment tek Pique, i cili duhet të përballet me ata që nuk ndalen as para pranisë së dy të vegjëlve Milan dhe Sasha.

E.Ç (Dosja.al)

pique

Sondazh

Poll