Sport

Ja arsyet pse Sadio Mané nuk ka makina luksoze, ora diamanti, apo vila përrallore...

Sulmuesi ka mbyllur një periudhë gjashtëvjeçare në Liverpool për të nënshkruar me Bayern Munich, por senegalezit nuk i përgjigjen stereotipit të yllit milioner.

28 Qershor 2022, 10:59 Nga DOSJA

Ja arsyet pse Sadio Mané nuk ka makina luksoze, ora diamanti, apo vila

GJERMANI - Bayern Munich ka marrë së fundmi shërbimet e sulmuesit senegalez Sadio Mané (30), i cili pasi kishte fituar gjithçka në gjashtë sezonet e tij në Liverpool, ishte në kërkim të një sfide të re për karrierën e tij, duke e gjetur te klubi bavarez, me të cilin ka nënshkruar për tre sezone, një projekt që përmbush ambiciet e tij.

“Pse do të doja 10 Ferrari, 20 orë diamanti ose 2 aeroplanë? Çfarë do të bëjnë këto objekte për mua dhe botën? Isha i uritur dhe më duhej të punoja në ara. Kam mbijetuar kohë të vështira, kam luajtur futboll zbathur, nuk kam pasur arsim dhe shumë gjëra të tjera, por sot, me atë që fitoj falë futbollit, mund të ndihmoj njerëzit e mi”,- shpjegoi sulmuesi për gazetën ganeze ‘nsemwoha.com’ në vitin 2019.

Dhe kjo është pikërisht ajo që ai ka bërë vitet e fundit. Mané ka lindur në Bambali, Sédhiou (Senegal), një qytet i vogël me 2000 banorë që ndodhet në skajin perëndimor të Afrikës së Veriut.  Fshati i tij i peshkimit, në brigjet e lumit Casamance, është më shumë se shtatë orë larg kryeqytetit. Nuk ka rrugë të asfaltuara. Lopët dhe dhitë enden mes njerëzve dhe shumë gra lindën brenda shtëpive të tyre, sepse qyteti nuk kishte spital ose dikush, si babai i tij, vdiq për shkak të pamundësisë për të marrë kujdesin e duhur mjekësor. Derisa Mané e zgjidhi këtë mungesë duke ndërtuar një spital.

Por Sadio Mané ka ndërtuar edhe një shkollë, i jep çdo nxënësi një laptop, ka financuar një pikë të re karburanti, ka ndërtuar një postë, një stadium, ka dhuruar pajisje sportive për të gjithë fëmijët e komunitetit dhe madje ka instaluar një rrjet 4G për të gjithë qytetin. Për të mos thënë, që ai u jep nga 70 euro në muaj të gjithë njerëzve, në një rajon shumë të varfër të Senegalit, duke kontribuar në ekonominë e fshatit të tij.

“Nuk kam nevojë për makina të bukura, shtëpi të bukura, udhëtime dhe madje edhe aeroplanë.  Preferoj që njerëzit e mi të marrin pak nga ajo që më ka dhënë jeta”,- thotë sulmuesi i ri i Bayern Munichut. Ky është Sadio Mané, një yll që shkëlqen dhe ndriçon popullin e tij me shembullin dhe që kërkon një shi miliona eurosh që bie aty ku duhet më shumë.

Ja arsyet pse Sadio Mané nuk ka makina luksoze, ora diamanti, apo vila

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll