Sport

“Lewandowski do të shkojë te Barça për të treguar se është më i mirë se Benzema”

Ish-agjenti Cezary Kucharski ‘zbulon’ planet e sulmuesit polak dhe dëshirën e tij të madhe për të luajtur në La Ligan spanjole

28 Qershor 2022, 10:06 Nga DOSJA

“Lewandowski do të shkojë te Barça për të

SPANJE - Cezary Kucharski, ish-agjenti i Robert Lewandowski, ka treguar se dëshira e polakut për të luajtur në La Liga nuk është e re dhe ka detaje e arsye që e kanë shtyrë sulmuesin, sipas tij, të vë bast për Barcelonën. Lojtari i Bayern Munichut është prioritet i skuadrës katalanase në këtë merkato verore.

“Ai dëshiron të tregojë se është më i mirë se Benzema, kjo është një arsye tjetër për të shkuar te Barça”,- ka komentuar Kucharski në mikrofonat e La Serit. “Lewandowski nuk ka ëndrra. Për të, të luash futboll është një punë dhe ai është shumë profesionist. Real  Madrid dhe Barça janë në të njëjtin nivel”,- insistoi ai.

Pavarësisht se ai ka një kontratë me Bayern Munich deri në qershor 2023, ish-menaxheri beson se operacioni me ekipin katalan më në fund do të realizohet: "Barça dhe  Lewandowski do të luftojnë për këtë marrëveshje. Unë mendoj se ai do të nënshkruajë për Barcelonën, ​​e shoh të mundur”.

“Lewandowski do të shkojë te Barça për të

Ish-përfaqësuesi i Lewandowskit zbuloi gjithashtu, se pas kalimit në La Liga, ndërkombëtari polak dëshiron të marrë rrugën për në MLS. "Ai duhet të ushtrojë presion mbi Bayern për ta liruar nga kontrata e tij. Drejtuesit e Bayernit e dinë se ai dëshironte të shkonte në Spanjë. Plani i tij ishte Gjermania, tani Spanja, për ta mbyllur karrierën e tij në Shtetet e Bashkuara,"- ka deklaruar ish-menaxheri.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll