Sport

Do të amputojë testikulin për 'faj' të një programi televiziv: aksident i ish-futbollistit!

“Bëra disa kërcime, pastaj rashë në ujë, për fat të keq, testiku ishte dëmtuar,”- tregon Thorsten Legat, i cili ka luajtur me disa ekipe të Bundesligës.

28 Qershor 2022, 10:28 Nga DOSJA
Do të amputojë testikulin për 'faj' të një

GJERMANI - Thorsten Legat, fitues i Kupës së UEFA-s (Kupa e Fituesve të Kupave) me Werder Bremen në 1992, do të pësojë një amputim (operim) të një testikuli për shkak të një aksidenti gjatë një programi televiziv gjithëpërfshirës të quajtur 'RTL Turmsprung'.

Ish-futbollisti 53-vjeçar, i cili ka luajtur në teste të ndryshme në programet televizive, u plagos në qershor kur u hodh nga një trampolinë tre metra e lartë, e vendosur në ‘Europasportpark’ në Berlin.

Goditja me ujin ishte aq e fortë sa Thorsten Legat pësoi një dëmtim të rëndë në testikun e tij, nga i cili do tgë ndahet. "Bëra disa kërcime, pastaj rashë në ujë. Fatkeqësisht, kostumi im ishte shumë i fryrë dhe testiku ishte dëmtuar,"- shpjegoi Thorsten Legat në ‘RTL’.

Gazeta “Bild” raporton se në një ekzaminim urologjik, Thorsen Legat, ish-futbollisti i VfL Bochum, Eintracht Frankfurt, Werder Bremen, VfB Stuttgart dhe Schalke 04, u diagnostikua me një çarje në testikuj, një hematomë dhe një infeksion në fshikëzën e urinës dhe iu tha se në mes të gushtit, duhet t'i nënshtrohej një amputimi testikular. "Unë do të bëj një implant testikular... është si një implant gjiri. Për fat, nuk dhemb më",- tha Thorsten Legat.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll