Sport

Grabiten sende me vlerë milionash në shtëpinë e Ronaldos në Ibiza! Atje po pushonte Verratti…

Sipas ‘Diario de Ibiza’, hajdutët kanë përfituar nga fakti që futbollisti dhe shokët e tij nuk ishin aty për të grabitur një plaçkë prej tre milionë eurosh.

28 Qershor 2022, 12:09 Nga DOSJA

Grabiten sende me vlerë milionash në shtëpinë e Ronaldos
SPANJE -
Vila, ku po pushonte futbollisti italian Marco Verratti i PSG-së, së bashku me gruan e tij, Jessica Aïdi, ka pësuar një grabitje. Shtëpia, ku po qëndronte gjatë pushimeve në Ibiza, ishte pronë e yllit brazilian, Ronaldo Nazário, ish-lojtar i Real Madridit dhe Barcelonës dhe ndodhet në zonën e Cala Jondal, në Sant Josep.

Siç ka mësuar ‘Diario de Ibiza’, grabitja ka ndodhur të dielën, teksa Verratti dhe shoqëruesit e tij ndodheshin jashtë vilës. Edhe pse nuk dihet se cilat janë sendet e vjedhura, por ‘Diario de Ibiza’ ka mundur të zbulojë se vlera e sendeve të vjedhura shkon deri në tre milionë euro.

Grabiten sende me vlerë milionash në shtëpinë e Ronaldos

Sipas mediave spanjole, grabitësit kanë përfituar nga fakti se nuk kishte njeri në vilën, që ndodhet në zonën Cala Jondal, për të kryer sulmin. Edhe pse nuk ka shumë të dhëna për ngjarjen, burime të konsultuara nga gazeta ‘Ibiza’ sigurojnë se vlera e plaçkave të vjedhura nga hajdutët, do të arrinte në rreth tre milionë euro, ndonëse nuk dihet ende sasia e saktë e sendeve të vjedhura.

Grabiten sende me vlerë milionash në shtëpinë e Ronaldos

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll