Sport

"Barcelona jeton në të kaluarën, ka mbetur te tiki-taka. Futbolli i sotëm ka ndryshuar"

Ish-trajneri holandez Ronald Koeman ka treguar jetën dhe aventurën e tij të fundit te katalanët, duke mos i fshehur mendimet ndryshe për lojën e Barçës

28 Qershor 2022, 07:07 Nga DOSJA
"Barcelona jeton në të kaluarën, ka mbetur te tiki-taka.

HOLANDE - Ish-trajneri i skuadrës ‘blaugrana’, Ronald Koeman, ka folur në emisionin 'Vaques sagrades', ku është shprehur edhe për Barcelonën: "Meqenëse nuk kam skuadër për të stërvitur, tani i përkushtohem udhëtimeve dhe shijimit të familjes. Është një jetë shumë më e relaksuar sesa kur isha menaxher. Eshtë pak çlirim të mos jesh për pask kohë trajner”.

Për Laportën dhe shkarkimin nga Barcelona? "Një president gjithmonë mund të dyshojë privatisht te trajneri i tij. Por nëse këto dyshime dalin nga shtypi, njerëzit fillojnë të dyshojnë."

Për dyshimet në stilin e tij të lojës? “Si menaxher jam për dominimin e lojës. Por Barça jeton në të kaluarën, ka mbetur te tiki-taka... Futbolli tani është më i shpejtë dhe më teknik”.

Për Lewandowskin dhe transferimin e mundshëm te Barcelona? “Kam shumë dyshime për të paguar 60 milionë për një lojtar 35-vjeçar”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll