Sport

15 më vonë, Porto do të paguajë 1.1 milionë për transferimin e Pepes në Madrid...

Edhe pse ka kaluar kohë, skuadra portugeze Marítimo Funchal, pretendon të drejtat e trajnimit dhe rritjes së mbrojtësit kur ai më 2007 kaloi te Real Madridi

28 Qershor 2022, 07:30 Nga DOSJA
15 më vonë, Porto do të paguajë 1.1 milionë për

PORTUGALI - Pak më shumë se një milion euro. Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, skuadra portugeze do t'i duhet t’i paguajë shumën, si kompensim Marítmo Funchal për shitjen e Pepe te Real Madrid në vitin 2007. Gjykata e Apelit të Lisbonës konfirmoi vendimin e gjykatës civile të Funchal dhe e caktoi atë shumë si kompensim për të drejtat e rritjes dhe të trajnimit të lojtarit të ri.

Porto nuk mund të ankohet më në Gjykatën e Lartë, sipas ‘A Bola’, dënimi është përfundimtar dhe duhet të përmbushet. Pepe u transferua nga Marítimo te Porto në 2004 dhe në 2007, ai bëri transferimin në Spanjë, për t'u bashkuar me Real Madridin.

Shitja nënkuptonte të ardhura të konsiderueshme prej afro 30 milionë për skuadrën portugeze, ku Maritimo kërkonte pjesën e saj për të drejtat e stërvitjes. Çështja erdhi në gjykatë në vitin 2011 dhe sot është marrë një vendim i prerë dhe i paapelueshëm, ku Porto duhet të dëmshpërblejë skuadrën e Madeiras me pak më shumë se një milion euro... edhe pse pesëmbëdhjetë vjet më vonë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll