Sport

“Sherri” midis PSG-së dhe Pochettinos, tani vetëm për dy milionë!...

‘L'Equipe’ siguron se trajneri i shkarkuar argjentinas, kërkon një shumë financiare për shlyerjen e tij, që klubi francez nuk dëshiron t'ia japë.

28 Qershor 2022, 11:23 Nga DOSJA
“Sherri” midis PSG-së dhe Pochettinos, tani vetëm për

FRANCE - Mauricio Pochettino është tashmë histori te PSG. Christophe Galtier do të zërë tash e tutje pankinën e skuadrës pariziene, pas një sezoni në të cilin nuk janë përmbushur pritshmëritë e krijuara për Champions League, një çështje pezull për klubin dhe pronarin e tij, Nasser Al-Khelaïfi. 

'Poche' është duke negociuar shkarkimin e tij dhe ‘L'Equipe’ thekson këtë të martë, se megjithëse nuk ka diskutime për shumën, që do t'i jepen trajnerit argjentinas për shlyerjen e tij (15 milionë euro), ka dallime serioze rreth dy milionë eurove të tjera, që pretendon tekniku dhe klubi francez nuk dëshiron t'ia japë. 

Këta dy milionë do të korrespondonin me një bonus që ish-trajneri i Tottenham dhe bashkëpunëtorët e tij do të kishin marrë, nëse do të kishin qëndruar te PSG sezonin e ardhshëm. Argjentinasi e kërkon edhe këtë, ndërsa PSG heziton të paguajë përtej shifrës së parashikuar prej 15 milionësh.

B.T (Dosja.al) 

Sondazh

Poll