Sport

Policia bastis shtëpitë e disa çiklistëve para ‘Tour de France’. Dyshohen për doping

Kontrollet u kryen në shtëpive të disa çiklistëve dhe anëtarëve të stafit të ‘Bahrein Victorius’ në prag të fillimit të eventit francez.

28 Qershor 2022, 06:46 Nga DOSJA
Policia bastis shtëpitë e disa çiklistëve para ‘Tour

FRANCE - Policia kreu të hënën kontrolle në shtëpitë e disa çiklistëve dhe anëtarëve të stafit të ‘Bahrein Victorius’ në prag të fillimit të ‘Tour de France’, një ekip që tashmë ishte subjekt i një operacioni të ngjashëm, një vit më parë me dyshimin për doping.

Në një deklaratë për shtypin, ekipi i çilklizmit u ankua për dëmin që shkakton ky kontroll i pajustifikuar në imazhin e tij. “Ekipi beson se koha e këtij hetimi ka për qëllim dëmtimin e qëllimshëm të reputacionit të ekipit”,- u ankua ai, pasi këmbënguli që të bashkëpunojë “konstruktivisht” në të gjitha procedurat dhe me të gjitha institucionet kompetente.

Mbi të gjitha, ai qortoi faktin se prokuroria e Marsejës që hapi çështjes sezonin e kaluar, nuk i kishte dhënë akses në hetimet gjatë gjithë kësaj kohe, kur në shtyp u hodhën informacione që tregonin se në procesverbalet e vitin e kaluar nuk u gjetën substanca të paligjshme. Në turneun e vitit të kaluar, kontrollet u bënë në hotelin në Pau, ku po qëndronin anëtarët e 'Bahrain Victorious'.

Në edicionin e këtij viti të ‘Tour de France’, i cili fillon të premten e ardhshme në Copehnague me tre etapat e para në territorin danez, çiklistët e përzgjedhur nga ekipi ‘Bahrein Victorius’ janë Damiano Caruso, Kamil Gradek, Jack Haig, Matej Mohoric, Dylan Teuns, Jan Tratnik, Luis Leon Sanchez dhe Fred Wright.

B.T (Dosja.al) 

Sondazh

Poll