Sport

Kuotat e ‘basteve’ për transferimin e Ronaldos nga Man.United te Chelsea

Ylli portugez është i lumtur te Manchester United, pasi kështu ka deklaruar në shumë raste. Por gjasat e fundit thonë se ai mund të largohet.

28 Qershor 2022, 10:54 Nga DOSJA
Kuotat e ‘basteve’ për transferimin e Ronaldos nga Man.United

ANGLI - Një sezon më parë, Cristiano Ronaldo u rikthye te Manchester United, që ishte shtëpia e tij nga viti 2003 deri në vitin 2009, por tani ka raportime të shumta që flasin për largimin e tij. Në qendër të vëmendjes në këtë treg transferimi është tani një tjetër klub i Premier League: Chelsea i Londrës.

Cristiano Ronaldo është 37 vjeç, një moshë në të cilën shumë lojtarë do t’i kishte thënë lamtumirë futbollit, ose do të ishin në prag të saj. Megjithatë, sipas uebsajtit të specializuar ‘Transfermarkt’, portugezi vlerësohet në 30 milionë, një shumë e lartë për moshën e tij.

Ai vjen nga shënimi i 24 golave ​​në 39 ndeshje, ndërkohë që ka shumë pak futbollistë që garantojnë këto tregues. Ai ka qenë titullar në 77% të ndeshjeve, ka luajtur 78% të minutave totale dhe ka marrë pjesë në 42% të golave ​​të shënuar nga Manchester United.

Sipas kuotave të ‘basteve’, skuadra që është më afër nënshkrimit me Cristiano Ronaldon është Bayern Munich, pavarësisht se ai sapo ka marrë shërbimet e Mané për postin e qendërsulmuesit.  Kuota e propozuar është 4.

Më pas shfaqet skuadra e jetës së tij: Real Madrid. Pavarësisht se Florentino Pérez e ka mohuar kategorikisht këtë mundësi, gjasat thonë, se është ende e mundur dhe ai kuotohet me 7.

Në vendin e tretë janë PSG dhe Chelsea, të dyja me koeficient 15. Janë dy klubet që po monopolizojnë më shumë kopertina me mundësinë e nënshkrimit me Cristiano Ronaldon dhe pavarësisht kësaj kanë një koeficient mjaft të lartë për të vënë ‘bast’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll