Sport

Barcelona habit me merkaton, jep kartonin e De Jong për dështimin e Manchester United

Erik ten Hag mbërriti në Manchester disa javë më parë, por menjëherë i bëri të qarta qëllimet e tij për merkaton.

27 Qershor 2022, 22:27 Nga DOSJA

Barcelona habit me merkaton, jep kartonin e De Jong për dështimin e

ANGLI- Erik ten Hag mbërriti në Manchester disa javë më parë, por menjëherë i bëri të qarta qëllimet e tij për merkaton. Emri i parë në listën e holandezit ishte dhe mbetet ai i Frenkie de Jong, mesfushorit të Barcelonës. Të dy kanë punuar së bashku te Ajax dhe 52-vjeçari gjithashtu do të dëshironte të punonte me të në Old Trafford.

Marrëveshja nuk është mbyllur ende, negociatat për momentin po ecin dhe katalanasit në orët e fundit i kanë bërë një propozim klubit anglez: të përfshijë në negociata Harry Maguire.

Mbrojtësi sapo ka përfunduar një sezon vërtet të vështirë, por Manchester United nuk ka ndërmend të bëjë pa të. Djajtë e Kuq kanë refuzuar ofertën e klubit katalanas. Barcelona donte të sillte qendërmbrojtësin në Camp Nou, por anglezët nuk janë të gatshëm të largojnë Maguire. Erik ten Hag në fakt dëshiron të punojë me de Jong por edhe me lojtarin anglez.

E.Ç (Dosja.al)

de jong barcelona

Sondazh

Poll