Sport

Trofeu Gamper, Mourinho nuk pranon të luajë ndaj Barcelonës, klubi spanjoll gati të nisë betejën ligjore

Roma ka njoftuar se është tërhequr nga trofeu Gamper, planifikuar në Barcelonë më 6 gusht 2022. Klubi italian ka vendosur të ndryshojë programin e sfidave verore, duke preferuar shmangien e një përplasjeje të rëndësishme siç do të ishte përballë Barcelonës.

27 Qershor 2022, 22:01 Nga DOSJA

Trofeu Gamper, Mourinho nuk pranon të luajë ndaj Barcelonës,

ITALI- Roma ka njoftuar se është tërhequr nga trofeu Gamper, planifikuar në Barcelonë më 6 gusht 2022. Klubi italian ka vendosur të ndryshojë programin e sfidave verore, duke preferuar shmangien e një përplasjeje të rëndësishme siç do të ishte përballë Barcelonës. Ky vendim, në fakt, ka irrituar klubin katalan, që ka paralajmëruar se do të ndërmerren hapa ligjorë kundër klubit italian për dëmin e shkaktuar me këtë vendim.

"FC Barcelona njofton se AS Roma ka vendosur të ndërpresë në mënyrë të njëanshme, pa arsye, kontratën e rënë dakord nga të dy skuadrat. Klubi po punon për të gjetur kundershtarë të rinj për edicionin e sivjetshëm.

24 orë do të fillojë rimbursimi i parave të shpenzuara tashmë për biletat dhe klubi dëshiron të sqarojë se pezullimi ishte ka ardhur për shkak të rrethanave jashtë kontrollit të Barcelonës. Departamenti Ligjor i Klubit po studion veprimet e mundshme ndaj klubit italian për dëmet e shkaktuara ndaj Barcelonës dhe tifozëve të saj për shkak të këtij vendimi të papritur dhe të pajustifikuar."

E.Ç (Dosja.al)

mourinho roma barcelona

Sondazh

Poll