Sport

Lojërat Mesdhetare/ Një çeçen i siguron medaljen e parë Shqipërisë, mund serbin në gjysmëfinale

Zelimkhan Abakarov, sportisti me origjinë nga Çeçenia ka siguruar medaljen e parë për Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare që po zhvillohet në Algjeri.

27 Qershor 2022, 21:54 Nga DOSJA

Lojërat Mesdhetare/ Një çeçen i siguron medaljen e

ALGJERI- Zelimkhan Abakarov, sportisti me origjinë nga Çeçenia ka siguruar medaljen e parë për Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare që po zhvillohet në Algjeri.

Në sportin e mundjes, Abakarov tregoi një formë të shkëlqyer në sfidat e sotme, teksa fillimisht mposhti në çerekfinale turkun Munir Recep me rezultatin 8-4, ndërsa më pas në gjysmëfinale shkatërroi serbin Stevan Micic me rezultatin 9-0.

Tashmë Abakarov ka siguruar minimalisht medaljen e argjendtë, por ai do të luftojë për të artën, teksa nesër në orën 19:30 do të përballet në finale me egjiptianin Yehia Hafez.

E.Ç (Dosja.al)

abakarov mundje

Sondazh

Poll