Sport

Futbollistit italian i hakerojnë celularin, një foto lakuriq postohet në rrjetet sociale

Një moment i keq për Davide Frattesi, talenti i Sassuolo-s i cili javët e fundit është në orbitën e Romës.

27 Qershor 2022, 21:28 Nga DOSJA

Futbollistit italian i hakerojnë celularin, një foto lakuriq postohet

ITALI- Një moment i keq për Davide Frattesi, talenti i Sassuolo-s i cili javët e fundit është në orbitën e Romës. Në profilin e tij social ka dalë për pak minuta një foto krejtësisht i zhveshur. Lojtari hoqi me shpejtësi fotografinë nga rrjetet sociale: “Më falni djema, por dikush ka hakuar në një farë mënyre telefonin dhe kjo foto u postua… Më falni!”, ishte komenti i Frattesit në rrjetet sociale.

Futbollisti aktualisht ndodhet me pushime në Ibiza dhe sapo të mbarojnë pushimet shpreson të mund të rikthehet në kryeqytet për të veshur sërish fanellën e Romës.

Futbollistit italian i hakerojnë celularin, një foto lakuriq postohet

E.Ç (Dosja.al)

frattesi

Sondazh

Poll