Aktualitet

Lala: Në Tropojë parcelat ruhen me minë të telekomanduar, s’kisha parë asnjëherë

Ajo tha më tej se harta e shtëpive të kanabist në Shqipëri është e shpërndarë gjithandej, në zona të ndryshme.

27 Qershor 2022, 22:04 Nga F.M
Lala: Në Tropojë parcelat ruhen me minë të telekomanduar,
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se në Tropojë parcelat e kanabisit ruheshin me mina me telekomandë. E ftuar në "Të paekspozuarit", Lala tha se këtë gjë nuk e kishte parë kurrë më parë. Ajo tha më tej se harta e shtëpive të kanabist në Shqipëri është e shpërndarë gjithandej, në zona të ndryshme.

"Në Tropojë parcelat ruhen me C4, unë s’kisha parë zoti Rakipi, nuk kisha parë e dëgjuar ndonjëherë që të ruhej parcela me minë të telekomanduar. Deri këtu ka shkuar puna. Por, harta e shtëpive të kanabisit është e shpërndarë gjithandej, ka kudo, është shpërndarja më gjithëpërfshirëse, realizohet shumë kollaj kur gjen njeriun e duhur tek OSHEE-ja,"- tha Lala. 

klodiana lala

Sondazh

Poll