Aktualitet

Vrasja e Xhuvanit, Hoxha: U hap lajmi që Bardhi do bëhej ministër i Brendshëm, akuzonin njëri-tjetrin për lidhje Suel Çelën

Hoxha tha se pas krimit të rëndë, anëtarët e PD-së nisën të sulmonin njëri-tjetrin për lidhje me bandat. 

27 Qershor 2022, 21:11 Nga F.M
Vrasja e Xhuvanit, Hoxha: U hap lajmi që Bardhi do bëhej ministër
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha tha se vrasja e Pjerin Xhuvanit ka ardhur pasi pritej që Gazment Bardhi të bëhej ministër i Brendshëm pasi Partia Demokratike të vinte në pushtet. I ftuar në "Të paekspozuarit", Hoxha tha se pas krimit të rëndë, anëtarët e PD-së nisën të sulmonin njëri-tjetrin për lidhje me bandat. 

"Ata nuk dinin se çfarë të bënin, kanë shkuar kështu, i kanë dërguar atje le të themi. Janë tetë policë ditëzinj që u ka dalë emri në dosje. Kthehu këtej ata, koburja, kthehu andej, koburja. E di ti ç’u bë me opozitën, doli Bardhi akuzoi Berishën se kishte folur me Suel Çelën, doli Berisha akuzoi Bardhin se kishte folur me Suel Çelën. Tani kush foli? Kjo erdhi vetëm sepse u hap lajmi që Gaz Bardhi do të bëhet ministri i Brendshëm i qeverisë së re, dhe ja, erdhi reagimi,"- tha Hoxha ndër të tjera. 

artan hoxha

Sondazh

Poll