Aktualitet

Një tjetër shqiptar i vrarë në Ekuador? Klodiana Lala: Ka ndërruar emrin, s’e identifikojnë dot

Në një rast të fundit, Lala tha se kjo gjë nuk po bëhet dot e mundur, por që autoritetet vendase po hetojnë.

27 Qershor 2022, 21:35 Nga F.M
Një tjetër shqiptar i vrarë në Ekuador? Klodiana Lala: Ka
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se autoritetet e Amerikës Latine po tentojnë të identifikojnë një shqiptar, por që nuk kanë mundur, pasi ai rezulton se ka ndërruar emrin. E ftuar në "Të paekspozuarit", Lala tha se për shkka të konflikteve dhe pazareve të drogës, ka pasur shumë shqiptarë të vrarë, por që janë identifikuar. Në një rast të fundit, Lala tha se kjo gjë nuk po bëhet dot e mundur, por që autoritetet vendase po hetojnë.

"Porti i Durrësit është nën pushtetin e të fortëe, kjo bëhet me marrëveshje me politikanët se nuk bëhet me ne, ne nuk kemi fuqi. Kjo tregon dhe rritjen e numrit të vrasjeve të shqiptarëve në Kolumbi, në Ekuador, në Amerikën Latine. Shumica atje jetonin me emrat e tyre atje dhe janë identifikuar. Kemi pasur një rast të fundit, por mendohet që ka ndërruar identitetin. Policia po përpiqet, por s’e ka zbuluar ende,"- tha Lala.

klodiana lala

Sondazh

Poll