Aktualitet

Vrasja e Xhuvanit, Hoxha: Zot i territorit nuk ishin policët, Paplekën e morën në qafë, ka 4 fëmijë

Ai tha gjithashtu se personi që ndodhet pas hekurave si autor i vrasjes, Arbër Papleka është 'marrë më qafë' nga grupet.

27 Qershor 2022, 21:47 Nga F.M
Vrasja e Xhuvanit, Hoxha: Zot i territorit nuk ishin policët, Paplekën
Artan Hoxha dhe Pjerin Xhuvani

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha tha se efektivët e policisë ishin totalisht të pafuqishëm për të ndërhyrë në përplasjen me armë në Elbasan ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani. I ftuar në "Të paekspozuarit", Hoxha tha se do të jetë shumë e vështirë që të zbulohet 100% e asaj që ka ndodhur atë ditë. Ai tha gjithashtu se personi që ndodhet pas hekurave si autor i vrasjes, Arbër Papleka është 'marrë më qafë' nga grupet.

"Ngjarja ka ndodhur në 21 prill 2021, më shumë se 1 vit e tre muaj më parë. Pyetja që lind, përse u bënë arrestimet sot, çfarë ka ndyshuar? Pas ngjarjes janë shoqëruar 12 persona. Në ngjarje, përveç doktorit që u vra, u plagos rëndë dhëndri i tij, dy pjesëtarë të SMV-vë të famshme, që Gaz Bardhi i quajti struktura të mbrojtjes së votës. Në atë ngjarje u plagos një punonjë policie dhe dy persona të tjerë pjesëtar të SMV. Pak më shumë se një vit nga ajo ngjarje, në burg ndodhet vetëm ish pjesëtari i RENEA, Arbër Papleka. Çështja ishte drejt shuarjes. Prokuroria ka afatin e fundit 21 korrik. Si akt, edhe pse është bërë me vonesë, duhet përshëndetur. Ky hetim brenda, ka edhe vepra penale të krimit zgjedhor. Po hetohet edhe për krim elektoral. Ka persona që ose kanë qenë në masë sigurie, ose kanë qenë nën hetim, që po hetohen për akuzën e krimit elektoral. Pse ka ngelur te nëndrejtorët? Nuk e di çfarë deklarimesh kanë dhënë. Por kam parë pamjet e asaj ngjarje, që doja ti publikoja. Në gjykimin që pata, mendoja që po ti publikoja do ti jepte pike mazhorancës. Kemi vetëm Arbër Paplekën të ndaluar. Në dijeninë time ka patur tentative edhe për të arritur marrëveshje që çështja të mos shkojë më tej. Po të dalë ajo video, do të shohim skenë krejt tjetër. Në pamje, drejtues të territorit nuk janë dy nëndrejtorët, por një person tjetër që rri në këmbë. Kur të dalin pamjet, skena ka qenë moment që dikush ka humbur toruan dhe ka kërcitur koburja. A do ta marrim vesh 100% cfarë ka ndodhur? Do të jetë shumë e vështirë. Por do të gjendet një mekanizëm, që mishi të piqet dhe helli të mos digjet. Pamjet deshmojnë që zoti i territorit në atë fushatë zgjedhore nuk ishte policia. Kemi policë ditëzinj që ngrenë duart dhe kthejnë kokën nga të dyja anët dhe ka kobure. Skena tregon se sa jashtë kontrollit të situatës në Elbasan ishte ajo fushatë zgjedhore. Nëse në 25 prill do të fitonte opozita, do të kishim një hetim tjetër. Jam kurioz si do të shkojë procesi. Ishalla nuk i ngelet ish pjesëtarit të RENEA-s, sepse ka katër fëmijë dhe e kanë marrë në qafë,"- tha Hoxha ndër të tjera. 

pjerin xhuvani artan hoxha

Sondazh

Poll