Aktualitet

Lala rendit qytetet e inkriminuara, veçon Fierin: Nuk ekspozohen. Tirana i ka në Parlament

Sipas Lalës, grupet kriminale në Fier kanë arritur një lloj marrëveshje e paqeje dhe se nuk ekspozohen shumë.

27 Qershor 2022, 21:59 Nga F.M
Lala rendit qytetet e inkriminuara, veçon Fierin: Nuk ekspozohen. Tirana
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka renditur nivelin e kriminalitetit në qytetet në Shqipëri. E ftuar në "Të paekspozuarit", Lala tha se për Tiranën nuk preferon të flasë, pasi kriminelët janë në parlament, por veçoi Fierin. Sipas Lalës, grupet kriminale në Fier kanë arritur një lloj marrëveshje e paqeje dhe se nuk ekspozohen shumë.

"Kemi disa qytete problematike, Durrësi që ka shënuar shpesh ngjarje të rënda dhe lidhet me portin. Kemi anijen me mall të hapur që u kap kokainë brenda qymyrit. Durrësi ka pasur ngjarje të rënda mafioze veçoj Edmond Çekiçin, atentati ndaj prokurorit e shumë të tjera, pra personazhe që tregojnë shumë për hartën e krimit. Vlora, është një qytete tjetër, por kohët e fundit ka ndryshuar pak strategji, pasi pati shumë të rinj të zhdukur për të mos gjetur gjurmë. Kemi raste të skeduar kemi folur me familjarët dhe u kamuflua në këtë formë pra duke mos pasur trupin ke të vështirë ngritjen e akuzës. Elbasanin po ashtu e kemi një qytet problematik. Shkodra po ashtu. Fieri është një qytet shumë problematik. Fieri është ndryshe kemi shumë pak vrasje sepse duket sikur ka marrëveshje mes botës së krimit. Atje kemi hidrokarburet me të cilat nuk merret askush. Atje po të shohësh nuk kemi asnjë arrestim. Niklaj pastaj që lidhet me Durrësin por do e ndaj veç sepse të gjitha fijet e krimit na çojnë në Nikël. Ndërsa për Tiranën nuk flas dot për emra trafikantësh sepse këta kanë vajtur në parlament dhe po kontrollojnë vendin,"- tha Lala.

klodiana lala

Sondazh

Poll