Aktualitet

"Në shtëpinë time do heqësh dhe rrobat", arrestohet pedofili italian pas denoncimit në Durrës

Pas denoncimit në emisionin Fiks Fare ku italiani ngacmonte një 13-vjeçare, policia e Durrësit ka njoftuar se ka arrestuar 64-vjeçarin.

27 Qershor 2022, 21:34 Nga I.A
"Në shtëpinë time do heqësh dhe rrobat",
Donato Ascoli

DURRËS- Pedofilli italian Donato Ascoli është vënë në pranga në Durrës. Pas denoncimit në emisionin Fiks Fare ku italiani ngacmonte një 13-vjeçare, policia e Durrësit ka njoftuar se ka arrestuar 64-vjeçarin.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin italian D. A., 64 vjeç. Ky shtetas dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur, në qytetin e Durrësit. Për arrestimin e këtij shtetasi është bashkëpunuar me stafin e emisionit “Fiks Fare”.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës falënderon mediat që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

donato ascoli

Sondazh

Poll