Aktualitet

Arrestimi i Kajmakut, Hoxha: U kap në zanatin e vet, çudia ishte si u bë kryetar bashkie

Ai shtoi se të gjithë duhet të ishin çuditur kur ai u vu kryetar bashkie në Vorë.

27 Qershor 2022, 21:58 Nga F.M
Arrestimi i Kajmakut, Hoxha: U kap në zanatin e vet, çudia ishte si
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha është shprehur se nuk është habitur aspak që Agim Kajmaku, ish-kryebashkiaku i Vorës është arrestuar me 20 kilogramë kokainë. I ftuar në "Të paekspozuarit", Hoxha tha se Kajmaku ka qenë në 'zanatin e tij' në ato momente. Ai shtoi se të gjithë duhet të ishin çuditur kur ai u vu kryetar bashkie në Vorë.

"O Ylli ne u çuditëm që Agim Kajmakun e kapën me 20 kilogramë kokainë në Itali. Kjo s’ka asgjë për çudi. Kajmaku nga andej rdhi, çudia ishte si u bë kryebashkiak, jo që merrej me zanatin e vet. Ai nga ajo fushë erdhi, u kap në zanatin e tij. Lulet ishin makijazh,"- tha Hoxha. 

artan hoxha agim kajmaku

Sondazh

Poll