Aktualitet

Hoxha zbulon ‘hilen’: Kanabisi në Shkodër mbillet në kufi, s’i vëzhgon dot helikopteri. Punëtorët i marrin nga Fushë Kruja

Ai shtoi gjithashtu se çdokush që mbjell kanabis, merr 'leje' nga dikush në mënyrë që të jetë i sigurtë që do ta arrijë ta korrë.

27 Qershor 2022, 21:54 Nga F.M
Hoxha zbulon ‘hilen’: Kanabisi në Shkodër mbillet në
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar se kanabisi në Shkodër po kultivohet në zona kufitare në mënyrë që të mos vëzhgohet as nga helikopterët që minotorojnë Shqipërinë. I ftuar në "Të paekspozuarit", Hoxha tha se kjo gjë ua bën më të lehtë punën trafikantëve. Ai shtoi gjithashtu se çdokush që mbjell kanabis, merr 'leje' nga dikush në mënyrë që të jetë i sigurtë që do ta arrijë ta korrë.

"Është një tjetër operacion që po zhvillohet në Shkodër, kishin zgjedhur zonën në kufi për ta mbjellë. Aty ku nuk kalon dot helikopteri. Dhe e di çfarë duhej atje? Duheshin punëtorë, i merrnin nga Fushë Kruja, i vendosin në furgon dhe i çojnë atje. Se nuk ka punëtorë. Tashmë kanabisi po mbillet në very. Askush nuk mbjell në përmasa të tilla pa pasur një leje, një siguri që do ta korrë, lejen kush ia jep? Shefi i komisariatit, shefi i krimeve, vetë drejtori apo edhe politikani më i fortë i zonës. Është zhvendosur nga jugu deri në veri,"- tha Hoxha. 

artan hoxha

Sondazh

Poll