Aktualitet

Lala: Ardi Veliu mohoi me zë e figurë materialet zgjedhore në vrasjen e Xhuvanit në Elbasan, pse s'u arrestua?

Ajo tha më tej se hetimet zbuluan të kundërtën, por Veliu nuk është arrestuar.

27 Qershor 2022, 21:22 Nga F.M
Lala: Ardi Veliu mohoi me zë e figurë materialet zgjedhore në
Klodiana Lala

TIRANË- Gzetarja Klodiana Lala është shprehur se pas hekurave sot duhet të ishte vënë edhe ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. E ftuar në "Të paekspozuarit", Lala tha se Veliu mohoi që në makinat e personave të përfshirë në vrasjen e Pjerin Xhuvanit kishte materiale Zgjedhore. Ajo tha më tej se hetimet zbuluan të kundërtën, por Veliu nuk është arrestuar.

"Agjensia për Mbikqyrjen Policore bashkë me Prokurorinë ka vendosur në arrest shtëpie dy nëndrejtorë të policisë. Vrasja e Pjerin Xhuvanit, që ndodhi në prezencën e dy zv drejtorëve, Nikollaq Palla dhe Albert Nushi. Kemi qenë në këtë studio, dy ditë pasi ka ndodhur ngjarja dhe kemi ngritur si shqetësim si policia nuk arriti dot ta parandalonte atë ngjarje. PD kishte ngritur strukturë për mbrojtjen e votës, ku përfshiheshin edhe komando që kishin qenë në ushtri. Kjo strukturë që në Elbasan drejtohej nga Arjan Hoxha, arriti të bllokojë në Elbasan, një automjet, sepse dyshonin se kishtë materiale zgjedhore. Aty mbërriti edhe Xhuvani dhe u thirr policia. Dy zv. drejtorët po bënin veprime hetimore dhe pati përplasje. Një i vrarë dhe disa të plagosur. Shpërdorimi i detyrës, ata nuk reaguan. Gjithashtu dhanë deklarim të rremë, e shpjeguan ngjarjen ndryshe. Janë të pezulluar edhe gjashtë inspektorë të policisë, për të njëjtën histori. Por nuk kemi urdhër arrest për Ardi Veliun, drejtorin e kohës, që doli me zë dhe me figurë në praninë e prokurorit të cështjes, që mohoi të kishte patur materiale zgjedhore në makinë. Në fakt, rezultoi krejt e kundërta. Ky është diskutimi,"- tha Lala ndër të tjera. 

klodiana lala

Sondazh

Poll