Aktualitet

“Erdhi me linjën e Barcelonës”, Artan Hoxha tregon si u ekstradua ‘pa zhurmë’ i shumëkërkuari nga Spanja

Hoxha tha se ai ishte në dijeni të këtij lajmi prej një jave, por që Policia e Shtetit nuk ka bërë asnjë deklaratë zyrtare. 

27 Qershor 2022, 21:41 Nga F.M
“Erdhi me linjën e Barcelonës”, Artan Hoxha tregon si u
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxah ka treguar se Pashk Rrapi alias Anton Gjinaj, një nga të shumëkërkuarit e Spanjës për trafik droge është ekstraduar drejt Shqipërisë. I ftuar në "Të paekspozuarit", Hoxha tha se ai ishte në dijeni të këtij lajmi prej një jave, por që Policia e Shtetit nuk ka bërë asnjë deklaratë zyrtare. 

"Po ndiqja një ngjarje, kam qenë të martën e kaluar, takova rastësisht një punonjës policie, e pyes dhe i them, ore po ekstradoni gjë filanin? Të lutem më tha mos na prish punë se ëstë në ajër akoma, s’kemi gjë akoma. Deri më sot nuk ka dalë asgjë, bëri dhe një deklarim Policia e Shtetit që ekstradoi këtë e atë. Por s’kishte asgjë aty. Dhe u interesova sërish, personi që kërkoja unë ishte në burgun e Reçit. Personi që po flas unë është Pashkë Rrapi. Por që të mos e marrin vesh njerëzit, e kemi çuar direkt në burg, me linjën e Barcelonës,"- tha Hoxha. 

artan hoxha

Sondazh

Poll