Politike

Komisioni i Shëndetësisë/ Duma: Çmimet që shkojnë 70% të rimbursohen. Bejtja: Kaq lekë kemi

Bejtja u pyet në lidhje me rimbursimet e çmimeve ndërsa tha se qeveria aq fonde ka. 

27 Qershor 2022, 14:20 Nga A.B
Komisioni i Shëndetësisë/ Duma: Çmimet që
Grida Duma

TIRANË- Komisionin për Punën Çështjet Sociale të Shëndetësisë u shoqërua ditën e sotme me debate. Kryetarja e Komisionit Grida Duma dhe zëvendësministri i Infrastrukturës Ilir Bejtja, kanë diskutuar për aktin normativ për kompensimin e çmimeve, duke parashtruar argumente pro dhe kundër këtij akti. Bejtja u pyet në lidhje me rimbursimet e çmimeve ndërsa tha se qeveria aq fonde ka. 

DEBATI:

Grida Duma: Do të ishte mirë që çmimet që shkojnë 70% ë rimbursohen të parat

Ilir Bejtja: Kaq lekë kemi… Jemi fire

Grida Duma: Të mos bëjmë ironi tani

Ilir Bejtja: Me paketën që kemi besoj që ne do të vazhdojmë të mbështesim të gjithë konsumatorët për të gjithë periudhën e zgjatjes së krizës. Ne nuk dua të përkeqësojmë, por të përmirësojmë.

Grida Duma: Konsumatori duke paguar çmime të shtrenjta ka sjellë edhe 400 mln në buxhetin e shtetit

Bejtja: Asnjë efekt tjetër nuk ka ardhur…

Grida Duma: Unë flas që në këtë koshin e madh duhen çuar tek njerëzit

Bejtja: Nuk jam as unë kundra.

grida duma ilir bejtja

Sondazh

Poll