Politike

VD-Zjarri në Sazan, Peleshi: S'u shua vetë, uji vetëm do e 'eksitonte'. Duhet ndërhyrje nga terreni

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se ndërhyrja duhej bërë nga toka, pasi helikopteri nga ajri, sipas tij vetëm do ta shtonte flakën

27 Qershor 2022, 13:23 Nga k.m.
VD-Zjarri në Sazan, Peleshi: S'u shua vetë, uji vetëm do e
Niko Peleshi

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka folur për zjarrin e nisur në ishullin e Sazanit. Në fjalën e tij në Komisionin e Sigurisë, Peleshi tha se ndërhyrja duhej bërë nga toka, pasi helikopteri nga ajri, sipas tij vetëm do ta shtonte flakën.

"Do blejmë orë fluturimi. Nuk është e vërtetë se në Sazan u shua zjarri vetëvetiu. Helikopteri në një tokë me humus, zjarrin një ujë i pakët vetëm sa do e eksitonte. Ka teknika përshuarjen e zjarreve, krijohen korridore për të izoluar zjarri. Gjithmonë duhet dora e njeriut,"-tha Peleshi.

niko peleshi komisioni i sigurise 27 qershor 2022

Sondazh

Poll