Politike

VD-Avionët për shuarjen e flakëve, Peleshi: Do blejmë orë tek NSPA. Noka: E provova unë, nuk ia vlen

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh se do të blejnë orë fluturimi.

27 Qershor 2022, 13:16 Nga k.m.

 

VD-Avionët për shuarjen e flakëve, Peleshi: Do blejmë
Niko Peleshi

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka shkëmbyer eksperiencat me një prej paraardhësve të tij në detyrë, Flamur Nokën. Në fjalën e nisur për avionin që duhet për shuarjen e flakëve, Peleshi u shpreh se do të blejnë orë fluturimi. Por për Nokën kjo praktikë nuk vlen, pasi në një vit që e ka përdorur si taktikë, nuk ka pasur asnjë rezultat.

PJESË NGA BISEDA:

Peleshi: Duam që tani me NSPA të blejmë orë fluturimi për llogari të vende të tjera. Këtë do bëjmë ne në shtator. Të blejmë orë fluturimi, do të thotë psh do kemi 100 orë fluturimi, unë kam orët e mia të blera. Këtë kisha parasysh kur thashë që nuk ia vlen që të harxhojmë aq. Sa i përket militantizimit të pilotëve është e pavërtetë. Të përgatitësh një pilot do dy vite. Ne për herë të parë po përgatisim 12 pilotë, 8 janë certifikuar, 4 po bëjnë orët e fluturimit. Gjysma janë akoma në punë, pjesa tjetër, askush nuk është pushuar nga puna se nuk është socialist. Nuk ka, nuk ekziston. Pilot nuk të bën tesera e partisë, por 2 vjet picir.

Noka: Kam tentuar unë për kontratën me NSPA, e kisha me Spanjën. Spanja kishte zjarre pafund për vete. Më thanë do të t'i japim kur të kemi mundësi ne. Asnjë shtet nuk e heq nga vetja për ta dhënë ty.

komisioni i sigurise 27 qershor 2022 niko peleshi flamur noka

Sondazh

Poll