Politike

VD-"TOP SECRET"/ Kuvendi futet pa dashje LIVE, gjenerali ndërhyn me urgjencë, dëgjohet Peleshi

Për t'i dhënë përgjigje kolegut, ministri Niko Peleshi ka kërkuar heqjen e kamerave dhe largimin e sinjalit nga rrjeti social Facebook, por papritur në një moment janë rikthyer drejtpërdrejtë.

27 Qershor 2022, 13:50 Nga k.m.
VD-"TOP SECRET"/ Kuvendi futet pa dashje LIVE, gjenerali ndërhyn
Pamje nga Komisioni i Sigurisë

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj ka shkelur ligjin duke nxjerrë informacione të klasifikuara, ndaj kundër tij kanë ndërhyrë të gjithë kolegët e tjerë në Komisionin e Sigurisë Kombëtare. Për t'i dhënë përgjigje kolegut, ministri Niko Peleshi ka kërkuar heqjen e kamerave dhe largimin e sinjalit nga rrjeti social Facebook, por papritur në një moment janë rikthyer drejtpërdrejtë. Duke bërë që dhe ministri të nxirrte sekretin që u mundua të ruante.

PJESË NGA BISEDA:

Xhaferaj: Me urdhër të ministrisë së Mbrojtjes u shkatërrua qëndra e mirëmbajtjes së helikopterëve duke shkallmuar dhe kthyer në park për makina. U tërhoqën nga Shqipëria. Gjendja e gatishmërisë së helikopterëve është e ulët. Nga 4 Cougar, ka mbetur një. Nga 2-EQ45 nuk ka mbetur asnjë. Pa folur për helikopterë të tjerë që kanë më shumë se 4 vite pa shërbime.

*ndërhyn Bardhyl Kollçaku: Po janë informacione të klasifikuara këto.

Nasip Naço: Ta kam ndërprerë fjalën.

Niko Peleshi: Shkelët ligjin, ishin informacione të klasifikuara ato që thatë. Ta shkelësh ligjin aty ku bëhet ligji. është shkelje e ligjit të informacionit të klasifikuar, sapo konsumuar një vepër penale. Janë informacione të klasifikuara, nuk thuhen dot në publik

*kur Niko Peleshi fliste pa mediat: Me këtë kompani kemi prishur kontratën sepse po na nxjerr ujë të zi. Duhet të bashkoheni me mua, jko kundër meje dhe shtetit shqiptar për të mbrojtur interesat e një kompanie.

komisioni i sigurise 27 qershor 2022

Sondazh

Poll