Politike

Pallati i Sportit "Farie Hoti"/ Berisha denoncon Veliajn: Prish dhe rindërto për të vjedhur

Sipas kreut të PD-së, Veliaj rindërton dhe prish vetëm për të vjedhur. 

27 Qershor 2022, 10:51 Nga A.B
Pallati i Sportit "Farie Hoti"/ Berisha denoncon Veliajn: Prish dhe
Sali Berisha dhe Erion Veliaj

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ngritur shqetësim për gjendjen në të cilën është Pallati i Sportit 'Farie Hoti'. Berisha ka ndarë një video, në të cilën shfaqet kryebashkiaku, Erion Veliaj duke mbajtur fjalimin e tij pas rikonstruksionit. Berisha thotë se pallati i sportit është rrënuar sërish pas 6 muajsh rindërtim. Sipas kreut të PD-së, Veliaj rindërton dhe prish vetëm për të vjedhur. 

POSTIMI I BERISHËS:

Rindërto, prish dhe rindërto për të vjedhur! Moto e Lali Vjedhësit!Pallati i Sportit “Farie Hoti” rrënohet sërisht pas rindërtimit! Hajna si këta nuk ka toka! Miq, para 5 muajve, Erion Betoni inauguroi rikonstruktimin e Pallatit të Sportit “Farie Hoti”, nga ku tha se “Me punë arrihet gjithçka, e ky është vetëm fillimi”. Ndiqni këto pamje për të kuptuar punën e Erion Betonit, Lali Vjedhësit dhe moton e tij: Rindërto, prish dhe rindërto për të vjedhur. Ky është fillimi i serialit të vjedhjeve me rikonstruktim të vazhdueshëm. Vjedhje! Turp! Ai si ç’ka thënë edhe vetë SPAK-un e ka në xhep! #sb

sali berisha erion veliaj

Sondazh

Poll