Politike

VD-Kurti vëzhgues në Ballkanin e Hapur? Rama: Ky vëzhgon nga Prishtina Kinën, e jo më Ohrin

Rama ndërhyri, duke thënë se Kurti vëzhdon Kinën nga Prishtina e jo më Ohrin. 

20 Qershor 2022, 14:31 Nga A.B
VD-Kurti vëzhgues në Ballkanin e Hapur? Rama: Ky vëzhgon nga
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri Edi Rama ironizoi pyetjen për kryeministrin Albin Kurti se nëse do të jetë vëzhgues në Ballkanin e Hapur. Gjatë konferencës së përbashkët pas përfundimit të mbledhjes së dy qeverive, Kurti nuk zgjodhi që të jepte një përgjigje fikse, mirëpo tha se duhet të përqëndrohemi në hekurudhën mes Portit të Durrësit dhe Portit të Thatë të Prishtinës. Rama ndërhyri, duke thënë se Kurti vëzhdon Kinën nga Prishtina e jo më Ohrin. 

Pyetja: Kurti, në datën 8 u mbajt Ballkani i Hapur, aty ishte kryeministri i Malit të Zi, a e mendoni se mund të jeni pjesë si vëzhgues?

Albin Kurti: Po të isha në Ohër do të kishte kuptim, këtu do ju përshëndes se Porti i ri i Durrësit, porti i thatë i Prishtinës, hekurudha në mes. 

Edi Rama: Ky vëzhgon nga Prishtina, Kinën e jo më Ohrin. 

mbledhja shqiperi-kosove

Sondazh

Poll