Politike

VD-Open Balkan/ Kurti: S’kam asgjë të re për t’ju thënë. Rama: As na ndan, as na bashkon, do ishte çudi të kishim dakortësi për çdo gjë

Ai tha se shqetësuese do të ishte nëse do të kishin dakortësi për çdo gjë. 

20 Qershor 2022, 14:06 Nga F.M
VD-Open Balkan/ Kurti: S’kam asgjë të re për t’ju
Edi Rama dhe Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk ka preferuar të flasë për Open Balkan. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Kurti tha se nuk kishte asgjë të re për të thënë në lidhje me atë çështje, duke mos i përmendur as emrin. Pas tij, foli vetë Rama për Open Balkan dhe tha se fakti që nuk bien dakort për çdo gjë, tregon se janë në rregull. Ai tha se shqetësuese do të ishte nëse do të kishin dakortësi për çdo gjë. 

Pjesë nga konferenca:

Albin Kurti: Për çështjen e ngritur është një çështje e një tjetër dimensioni, nuk kam ashjë të re për t’ju thënë.

Edi Rama: Është e vërtetë që Ballkani i Hapur nuk ka bashkon, por është e vërtetë edhe që nuk na ndan. Nuk na pengon që të ezim përpara në marrëdhënie bilaterale. Çdo gjë që jetësojmë me Ballkanin e Hapur, duhet ta bëjmë edhe me Kosovën. Kur vjen puna për Balkanin e Happur dhe Procesin e Berlinit, është tjetër gjë. Do të ishte çudi nëse unë dhe Kurti do të binim dakort për çdo gjë. Nëse nuk biem dakort me çdo gjë, jemi në rregull. 

edi rama albin kurti

Sondazh

Poll