Politike

VD-Kurti: Vendet tona nuk i bën bashkë interesi, është në interesin tonë të qëndrojmë bashkë

Kurti tha se bashkëpunimi mes tyre u lehtëson jetën. 

20 Qershor 2022, 13:50 Nga A.B
VD-Kurti: Vendet tona nuk i bën bashkë interesi, është
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi ditën e sotme se është në interesin e dy vendeve që të qëndrojnë bashkë. Në konferencën për mediat, gjatë mbledhjes së dy qeverive Shqipëri-Kosovë, Kurti tha se bashkëpunimi mes tyre u lehtëson jetën. 

'Nuk mund si të mos jemi falenderues për familjet shqiptare që mbajtën refugjatët. Vendet tona nuk i bën bashkë interesi por është në interesin tonë që të qëndrojmë bashkë. Bashkëpunimi lehtëson jetën tonë. Kosova dhe Shqipëria kanë një trend pozitiv për bashkëpunim, sot importojmë nga Shqipëria më shumë se asnjëherë më parë. Projekti i hekurudhës Durrës-Prishtinë është më i rëndësishëm. '- tha Kurti. 

albin kurti mbledhja shqiperi-kosove

Sondazh

Poll