Politike

VD-Rama: Në 110-vjetorin e Shqipërisë do mbajmë Kuvend të përbashkërt, seancë jubilare me të gjithë deputetët

Rama tha se në seancën jubilare deputetët e të dyja shteteve do të jenë bashkë për t’i adresuar popullit shqiptar dy anët e kufirit.

20 Qershor 2022, 14:03 Nga F.M
VD-Rama: Në 110-vjetorin e Shqipërisë do mbajmë Kuvend
Edi Rama

KOSOVË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se në mbledhjen e ardhshme të dy qeverive do të ketë një fletore zyrtare aty ku do të publikohen vendimet e marra. Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, Rama tha se do të ketë një projekt që transformon e nxit si asnjë gjë tjetër më parë ekonominë e dy vendeve por e vendos Shqipërinë në qendër të gravitetit dhe e kthen në qendër të ekonomisë. Po ashtu, ai tha se në seancën jubilare deputetët e të dyja shteteve do të jenë bashkë për t’i adresuar popullit shqiptar dy anët e kufirit.

'Do të kemi një fletore zyrtare të të dyve qeverive që do të publikohet nga të dy qeverive. Do të kemi një projekt që transformon e nxit si asnjë gjë tjetër më parë ekonominë e dy vendeve por e vendos Shqipërinë në qendër të gravitetit dhe e kthen në qendër të ekonomisë. Ky është porti i Durrësit. Kemi firmosur bashkarisht dhe më pas do të shkojmë tek Prishtina. Përpara kësaj mbledhjeje kemi rënë dakort për një abetare unike të të gjithë shqiptarëve. Jemi në fzën e zbatimit dhe uroj e shpresoj që së bashku me kryeministrin të mund të shpërndajmë abetarët e para në një kohë sa më të arsyeshme. E fundit që kam është mbështetja për enciklopedinë shqiptare, 10 vëllime. Volumi tregtar mes Shqipërisë dhe Kosovës ka qenë 136 milionë euro, volum qesharak, sot jemi në 433 milionë euro që nuk është ende volumi që kemi ambicien të arrijmë, e kemi deklaruar që duam më shumë se 1 miliard, por nuk mund ta quash më të papërfillshëm. Ramë dakord që në kuadër të 110-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë të organizojmë për herë të parë Kuvendin e përbashkuar të të dyjave republikave. Seancë jubilare ku deputetët e të dyja shteteve do të jenë bashkë për t’i adresuar popullit shqiptar në të dy anët e kufirit'- tha Rama. 

mbledhja shqiperi-kosove

Sondazh

Poll