Politike

VD-Rama gazetares së RTSH-së: Ke pavarësi të bësh pyetje provokuese

Rama i tha gazetares se mund të bëjë pyetje provokuese pasi e ka pavarësinë. 

20 Qershor 2022, 14:08 Nga A.B
VD-Rama gazetares së RTSH-së: Ke pavarësi të bësh
Edi Rama

KOSOVË- Kryeministri Edi Rama doli në konferencë së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtit pas përfundimit të mbledhjes së dy qeverive. Një prej gazetareve ishte e RTSH-së, dhe Rama i tha se mund të bëjë pyetje provokuese pasi e ka pavarësinë. 

Pyetje: Kurti, në takimin e djeshëm, biznesmenët kishin qasje miqësore për heqjen e barrierave tarifore mes tyre. Do ta diskutoni këtë gjë? Rama, ka një datë se kur do ta bëni heqjen e barrierave tarifore ?

Rama: Keni pavarësi të bëni pyetje provokuese, sot në mbledhje ramë dakord që të bënim një marrëveshje për doganat. Porti është zgjidhja përfundimtare e kësaj historie, nuk e kisha në asnjë kontekst përvecc se në këtë atë që thashë se pala e Kosovës ka kërkuar kohë për të studiuar çështjen e heqjes së tarifave, ne nuk kemi nevojë ta studiojmë. Do përfitojnë kompanitë e Kosovës. Ambicia për volumin tregtar është që të shkojë në 1 mld. 

Kurti: Ne mësuam bashkimin doganor, jemi të interesuar që të bashkohemi në këtë aspekt. është shumë serioze, do të rriten shkëmbimi dhe investimet me njëri-tjetrin. Lajm sot është përforcimi dhe avancimi i të përbashkëtës sonë. Ne jemi në cefta, mbase do të marrë së shpejti Procesi i Berlinit, sot nuk kishim takim rajonal, por bilaterial e vëllazëror. 

mbledhja shqiperi-kosove

Sondazh

Poll