Politike

VD-'Nuk e përmendni Osmanin si presidente'/ Rama: Nuk e nënçmoj, i uroj shëndet

Rama u pyet se përse i referohet gjithmonë Hashim Thaçit si president ndërkohë që nuk e përmend si të tillë Osmanin

20 Qershor 2022, 14:21 Nga A.B
VD-'Nuk e përmendni Osmanin si presidente'/ Rama: Nuk e
Edi Rama

KOSOVË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se nuk e nënçmon Vjosa Osmanin duke mos e përmendur si presidente të Kosovës. Gjatë konferencës së përbashkët me Albin Kurtin, Rama u pyet se përse i referohet gjithmonë Hashim Thaçit si president ndërkohë që nuk e përmend si të tillë Osmanin. Rama deklaroi se e di që Osmani është në atë pozicion mirëpo i referohet Thaçit si president, pasi ky term përdoret edhe jashtë.


 

Pyetja: Ju përmendi Thaçin duke e quajtur president të Kosovës, nuk e keni përmendur Osmanin, pse kjo mungesë reference?

Rama: Duhet ta hedhim të gjithë së bashku këtë hap drejt shoqërive, që termin ish-president nuk e përdorim. Nëse e shikoni si përdoret në SHBA. Kur unë them Presidenti Thaçi nuk nënkupton se cila është presidentja e Kosovës, Vjosa gëzon shëndet të plotë, s'ka probleme me Hagën, i uroj shëndet, Nuk ka aryse se përse kur i drejtohem Hashimit po nënçmoj presidenten aktuale.

mbledhja shqiperi-kosove

Sondazh

Poll