Politike

VD-Do rrëzojë qeverinë në Kosovë? Rama përgjigjet prerë: Kurti bie vetëm nëse del ai vetë në protestë

Rama u shpreh se përderisa Kurti nuk del në protestë, nuk rrëzohet nga posti në Qeverinë e Kosovës. 

20 Qershor 2022, 14:13 Nga F.M
VD-Do rrëzojë qeverinë në Kosovë? Rama përgjigjet
Rama dhe gazetari

KOSOVË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se Albin Kurti rrëzohet nga posti i tij vetëm kur të dalë ai në protestë. Kjo deklaratë u tha gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Kosovës, në kuadër të mbledhjes së dy qeverive në Prishtinë. Rama u shpreh se përderisa Kurti nuk del në protestë, nuk rrëzohet nga posti në Qeverinë e Kosovës. 

Gazetari: Doja të bëja një pyetje në lidhje me atë që qarkulloi në media, por vetë Rama ju përgjigj pa e pyetur.

Edi Rama: Për cilën?

Gazetari: Për atë që do rrëzoni qeverinë Kurti

Edi Rama: Jo, jo, jo, nuk i jam përgjigjur unë asaj dhe ti faleminderit që ma the, t'i përgjigjem

Gazetari: Ja të vazhdoj me pyetjet

Edi Rama: Jo, jo do vazhdosh ti pasi të flas unë

Gazetari: Po jam në të drejtën time

Edi Rama: Nuk ta shkel kush të drejtën jo. Kurti rrëzohet vetëm nëse Kurti del në protestë, por përderisa kjo gjë nuk ndodh, nuk rrëzohet. 

mbledhja shqiperi-kosove

Sondazh

Poll