Politike

VD-Kurti: Nuk i kam takuar ish-krerët e UÇK-së në Hagë, vetëm avokatët mbrojtës

Gjatë konferencës për mediat, Kurti shtoi se është takuar vetëm me avokatët përfaqësues.

20 Qershor 2022, 14:15 Nga A.B
VD-Kurti: Nuk i kam takuar ish-krerët e UÇK-së në
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi ditën e sotme se nuk është takuar me asnjë nga ish krerët e UÇK-së, që ndodhen në Hagë. Gjatë konferencës për mediat, Kurti shtoi se është takuar vetëm me avokatët përfaqësues. Po ashtu, ai deklaroi se do të bisedojë me kryetarin e Kuvendit, pasi ai i vizitoi javën që shkoi në Hagë. 

'Ne nuk mund të bëjmë komente apo të japim përshtypje nga më të ndryshme, se i bie që nuk jemi kryeministra. Porti i ri i Durrësit, hekurudha është cështja më e rëndësishme. Do bëj fushatë për këtë. Deklaratat, insinuatat, intrigat, janë të pakrahasueshme me ato që po bëhen me këto mbledhje.  Unë kam vlerësuar që është më e udhës që të takoj avokatët mbrojtjës të luftëtarëve në Hagë, kryetari i Kuvendit i ka vizituar atje, do e takoj sonte. '-tha Kurti. 

albin kurti mbledhja shqiperi-kosove

Sondazh

Poll