Politike

VD-Kosova në Hagë, Rama: Në shtator nisem në Strasburg, po përgatisim rezolutën

Rama tha se tribunali për ish-krerët e UÇK-së, duhet t'i japë fund përgjigjeve të akuzave të ngritura në raportin e Dick Marty-n

20 Qershor 2022, 14:23 Nga A.B
VD-Kosova në Hagë, Rama: Në shtator nisem në Strasburg, po
Edi Rama

KOSOVË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se në muajin shtator do të niset për në Strasburg për t'ju drejtuar Këshillit të Europës për raportin e Dick Marty-t dhe influencën ruse. Gjatë konferencës së përbashkët me Albin Kurtin, Rama tha se tribunali për ish-krerët e UÇK-së, duhet t'i japë fund përgjigjeve të akuzave të ngritura në raportin e Dick Marty-n.

'Ne jemi duke përgatitur një rezolutë dhe unë personalisht do të shkoj vetë në Strasburg për t’ju drejtuar Këshillit të Evropës për një fakt që është jo korrekt, për raportin e Dick Marty-t dhe influencën ruse të një shtëpie të verdhë e trafikut të organeve. Duke pasur parasysh që akuza për trafikun e organeve është përsëritur nga Rusia, edhe në Këshillin e Sigurimit, Rusia ka goditur me të njëjtën gjë, në aktakuzën e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit e Kadri Veseli nuk ka asnjë fakt. Bota këtë duhet ta dëgjoje, ai tribunal duhet tu japë përgjigje akuzave të ngritura në raportin e Dick Marty. S’ka asnjë në atë aktakuzë, zero. Këtu janë duar aspak dashamirëse me Kosovën, aspak dashmirëse me shqiptarët, që e kanë nxitur këtë raport. Vizita tek shtëpia e Presidentit është shumë personale për ta komentuar gjatë marrëdhënia ime me Thaçin dihet.'- tha Rama. 

mbledhja shqiperi-kosove

Sondazh

Poll