Politike

VD-Ironia e Ramës: Unë jam vëllai i Vuqiqit, por nuk na duhet një Serbi e radikalizuar

Rama tha se nuk i duhet një Serbi e radikalizuar mirëpo theksoi se nuk do të hyjë në administrimin e dialogut mes Kosovës e Serbisë. 

20 Qershor 2022, 14:29 Nga F.M
VD-Ironia e Ramës: Unë jam vëllai i Vuqiqit, por nuk na duhet
Edi Rama

KOSOVË- Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, se nuk është vëlla i Aleksandër Vuçiç. Rama tha se nuk i duhet një Serbi e radikalizuar mirëpo theksoi se nuk do të hyjë në administrimin e dialogut mes Kosovës e Serbisë. 

'Për të ardhur tek pro serbizmi im, unë jam vëllau i Vuiqiqit…ju e dini këtë dhe e keni bërë status timin që unë jam vëllau i tij. Por përtej kësaj, këndvështrimi im është se ne nuk na duhet një Serbi e radikalizuar aq më tepër në kontekstin e sotëm. E na duhet të bëjmë çmos të rrisim të gjitha ato mundësi që e integrojnë këtë pjesë të Evropës që jo pa arsye është më e prapambetura historikisht ë një nivel tjetër ndërveprimi ekonomik dhe shoqëror. Unë nuk hyj në administrimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë'- tha Rama. 

mbledhja shqiperi-kosove edi rama

Sondazh

Poll