Politike

VD-Berisha paralajmëron protesta: Në vjeshtë primaret për kryebashkiakët

Berisha paralajmëroi protesta ndaj qeverisë duke u shprehur se ato janë në rendin e ditës.

20 Qershor 2022, 13:47 Nga A.B
VD-Berisha paralajmëron protesta: Në vjeshtë primaret për
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se “Vjeshta e parë do jetë periudha e fillimit të primareve për kandidaturat tona për Kryetarët e Bashive”. Berisha paralajmëroi protesta ndaj qeverisë duke u shprehur se ato janë në rendin e ditës.

Unë në një takim që zhvillova me kryetarët e degëve, kërkova një veprimtari shumëplanëshe, sepse PD nuk mund të qëndrojë në një lloj veprimtarie. Koha e thërret atë të ketë një aktivitet shumëplanësh. Protestat janë dhe mbeten në rendin e ditës të kësaj partie. Kjo jashtë çdo lloj dyshimi. PD duhet të shfrytëzojë çdo lloj potenciali për objektivat e saj,” tha Berisha.

Sipas tij, vendi është në krizë, nga e cila po përfiton Edi Rama.

“Nuk janë çmime tregu këto, janë çmime të shushunjave të importuara nga koha e komunizmit, që asgjësojnë institucionet ligjore të ngarkuara për t’i dhënë përgjigje spekulimet. Kjo sepse Edi Rama me njerëzit e tij janë përfituesit kryesorë të rritjes së çmimeve,” tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll