Sport

Shi parash fallco në fushë, dita kur Donnarumma u bë 'Dollarumma'

Historia mes Milanit dhe Donnarumma-s dukej një nga ato të destinuara të mos mbaronte kurrë.

18 Qershor 2022, 17:30 Nga DOSJA

Shi parash fallco në fushë, dita kur Donnarumma u bë

ITALI- Historia mes Milanit dhe Donnarumma-s dukej një nga ato të destinuara të mos mbaronte kurrë. Vetëm 18-vjeç portieri tërheq vëmendjen e top klubeve nga e gjithë Europa, ndërsa kur kishte vetëm një vit kontratë me Milanin, shumë klube hidhen në sulm. Klima është gjithnjë e më e tensionuar. Drejtuesit e Milanit bëjnë të ditur se nuk duan të pranojnë kërkesat e konsideruara të tepërta nga agjenti i lojtarit, Mino Raiola.

Drejtori sportiv Massimiliano Mirabelli e bën të qartë përmes disa intervistave në media se pa një kontratë të re, Donnarumma pritej të përfundonte në triubunë ose në stol.

Në 18 qershor në Krakov. Italia U-21 përballet me Danimarkën dhe Donnarumma mbron portën e përfaqësueses italiane. Portieri është në shënjestër të disa tifozëve, të cilët hedhin dollarë falso nga sektori pas portës dhe shfaqin një pankartë ku shkruhet "Dollarumma". Një mesazh i fortë dhe i qartë nga tifozët, të cilët mbajnë anën e klubit.

Me kalimin e ditëve, tensioni mes palëve zbutet dhe tymi i shumëpritur i bardhë vjen në mes të korrikut me një kontratë katërvjeçare për gjashtë milionë euro në sezon. Një epilog që dukej i paarritshëm. Vendimi i klubit për ta kënaqur atë financiarisht e favorizuan marrëveshjen, për kënaqësinë e tifozëve kuqezi. Megjithatë Donnaruma pranoi ofertën e PSG.

E.Ç (Dosja.al)

donnarumma

Sondazh

Poll