Sport

Jep kartonin e talentit dhe një shumë të hollash, Juventus zbulon planin si të arrijë te Koulibaly

E ardhmja e Koulibaly te Napoli mbetet e pasigurt, me mbrojtësin 30-vjeçar që nuk i është përgjigjur propozimit të rinovimit të duke pritur nëse Barcelona do të bëjë një ofertë zyrtare për blerjen e tij

18 Qershor 2022, 15:36 Nga DOSJA
Jep kartonin e talentit dhe një shumë të hollash, Juventus zbulon
Koulibaly

ITALI- E ardhmja e Koulibaly te Napoli mbetet e pasigurt, me mbrojtësin 30-vjeçar që nuk i është përgjigjur propozimit të rinovimit të duke pritur nëse Barcelona do të bëjë një ofertë zyrtare për blerjen e tij. Sipas “Gazzetta dello Sport”, qendërmbrojtësi senegalez do të dëshironte të luante për Barcelonën, e cila ka qenë e interesuar për ta blerë, por në orët e fundit interesimi i juventusit për mbrojtësin senegalez është real dhe diçka ka lëvizur.

Klubi bardhezi ia doli të përfitojë nga shitja e Demiral 20 milionë euro dhe tani është hedhur në sulm për futbollistin, kontrata e Koulibaly-s përfundon në vitin 2023. Marrëveshja duhet të nisë me një shifër prej 40 milionë eurosh, shifër goxha e lartë, por në Torino po studiojnë marrëveshjen.

Cherubini mund të ofrojë kartonin e të riut Federico Gatti, lojtari që sezonin e kaluar ishte pjesë e Frosinones në Serinë B dhe një shumë të hollash. Të shohësh Koulibaly së bashku me De Ligt sezonin e ardhshëm nuk është e pamundur.

E.Ç (Dosja.al)

koulibaly

Sondazh

Poll