Sport

'Serie A është bërë Serie B e Europës', Scaroni i 'nxjerr bojën' futbollit italian: Stadiume të vjetra dhe ndeshje të mërzitshme

Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni u intervistua nga Il Foglio, ku u shpreh për situatën problematike të futbollit italian.

18 Qershor 2022, 16:03 Nga DOSJA

'Serie A është bërë Serie B e Europës',

ITALI- Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni u intervistua nga Il Foglio, ku u shpreh për situatën problematike të futbollit italian. "Seria A është bërë një Serie B në krahasim me kampionatet e tjera kryesore europiane.

Ata na kanë kaluar të gjithëve ose pothuajse të gjithëve në 20 vitet e fundit.Rezultati është që produkti që ne ofrojmë është i pakët, nuk marrim Messin dhe Mbappe, thjesht sepse nuk mund t'i përballojmë ato. Nëse vazhdojmë kështu, do të largohemi gjithnjë e më shumë nga përsosmëria e futbollit".

Stadiumi? "Duhet të prezantojmë një produkt që ju pëlqen. Futbolli është një sport, por është një spektakël dhe një spektakël kërkon një stadium të bukur dhe ndoshta të ndriçuar mirë, gjithmonë plot tifozë, modern, as shumë i madh dhe as shumë i vogël. Ndërtimi i infrastrukturës në Itali është një problem dramatik. Në fund, një koment për diferencën e të ardhurave nga të drejtat televizive: “Ne mbledhim 200 milionë në vit, Premier League dy miliardë. Është një rreth vicioz”.

E.Ç (Dosja.al)

scaroni milan

Sondazh

Poll