Sport

Granit Xhaka në telashe! Kartoni i tij ndaj Leeds, në hetim për trukim bastesh

Një kompani bastesh raportoi se dikush vendosi bast 52 mijë £ që Granit Xhaka do të merrte të verdhë në 10 minutat e fundit. Në lidhje me këtë ngjarje, Agjencia Kundër Krimit të Organizuar në Britani ka nisur një hetim

18 Qershor 2022, 15:19 Nga DOSJA

Granit Xhaka në telashe! Kartoni i tij ndaj Leeds, në hetim për

ANGLI - Nuk është e qartë nëse Granit Xhaka do të jetë i përfshirë në hetim, por kartoni i verdhë i marrë prej tij në ndeshjen e 18 dhjetorit kundër Leeds, po. Edhe pse Arsenali po fitonte 1-0, mesfushori kosovar Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë për vonesë loje të panevojshme dhe Agjencia Kundër Krimit të Organizuar në Britani ka nisur një hetim.

Granit Xhaka në telashe! Kartoni i tij ndaj Leeds, në hetim për

Një kompani bastesh raportoi se dikush vendosi bast 52 mijë £ që Granit Xhaka do të merrte të verdhë në 10 minutat e fundit dhe në lidhje me këtë ngjarje, fillimisht federata angleze nisi një hetim. Pas 6 muajve, dosja u dorëzua te agjencia që po bën hetime më të thelluara. Një detaj tjetër që ngre dyshime nuk është vetëm shuma e lartë, por edhe koeficienti që në 10 minutat e fundit ishte shumë herë më i lartë se sa në 80 minuta gjatë gjithë ndeshjes. 

Granit Xhaka në telashe! Kartoni i tij ndaj Leeds, në hetim për

Andre Marriner quhet arbitri, që ndëshkoi mesfushorin me origjinë shqiptare në minutën e 86-të, pasi ky i fundit vonoi dukshëm rinisjen e lojës në një goditje dënimi, ku qëndroi pa bërë asgjë për rreth 20 sekonda. Mesfushori Granit Xhaka njihet te Arsenali për stilin agresiv të lojës dhe e mbylli sezonin me 10 kartonë të verdhë. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll