Sport

Interes nga United dhe Man.City, Milan i prerë për mesfushorin: Duhen 50 mln euro për kartonin!

Mund të jetë Bennacer lojtari që mund të sakrifikohet nga Milan për të fituar para dhe për të sjellë në skuadër elementët që kërkon trajneri

18 Qershor 2022, 15:30 Nga DOSJA

Interes nga United dhe Man.City, Milan i prerë për mesfushorin: Duhen

ITALI- Mund të jetë Bennacer lojtari që mund të sakrifikohet nga Milan për të fituar para dhe për të sjellë në skuadër elementët që kërkon trajneri. Algjeriani, në fakt, ende nuk i ka thënë po rinovimit të propozuar nga drejtuesit me 3 milionë euro (kontrata skadon në vitin 2024) dhe hezitimi vjen sepse drejt Bennacer ka interes nga Anglia.

Manchester United është skuadra që po studion profilin e lojtarit, kërkesa e klubit kuqezi është 50 milionë euro, një shifër shumë e lartë. Edhe Manchester City po ndjek me interes situatën. Kuptohet se largimi i Bennacer do të ishte i mundur vetëm në rast të ardhjes së Sanches, i cili do të kompletonte repartin së bashku me Tonalin, Adli dhe Pobega.

E.Ç (Dosja.al)

bennacer

Sondazh

Poll