Sport

Eriksen preferon Tottenham para Man.United, dështim për “Djajtë e Kuq”...

Sipas ‘The Athletic’, ish-lojtari i Spurs dëshiron të qëndrojë në Londër

18 Qershor 2022, 16:10 Nga DOSJA

Eriksen preferon Tottenham para Man.United, dështim për

ANGLI - Është një dështim për Manchester United. Ndërsa “Djajtë e Kuq” ishin të interesuar për Christian Eriksen, duket se lojtari danez ka prioritete të tjera. ‘Playmakeri’, i cili po del nga një gjysmë sezoni me Brentford, dëshiron të rikthehet në nivelin shumë të lartë pas sulmit në zemër gjatë europianit të fundit. 

Pa asnjë kontratë, mesfushori danez i interesonte Manchester United, por sipas ‘The Athletic’, ish-lojtari i Tottenhamit dëshiron të qëndrojë në Londër. Një goditje kjo për Manchesterin, por një shenjë e mirë për Spurs. 

Kjo edhe pse, skuadra e Antonio Contes do të luajë në Champions League, ndryshe nga bashkëlojtarët e Cristiano Ronaldos. Madje edhe Brentford do të kishte më shumë gjasa të transferonte Eriksenin, para se Manchester United të nënshkruante me të. 

Pas ardhjes së Ivan Perisic, Fraser Forster dhe Yves Bissouma, danezi Christian Eriksen mund të jetë rekrutuesi i katërt i Spurs, shumë aktiv gjatë kësaj merkatoje.

Eriksen preferon Tottenham para Man.United, dështim për

B.T (Dosja.al) 

Sondazh

Poll