Sport

20 vjet pas skandalit! Nxorri nga Botërori Italinë, koreani Ahn komenton: Fituam me meritë, arbitri? Vendimet duhen...

Ahn Jung-hwan rikthehet për të folur 20 vjet pasi Koreja e Jugut-Itali bëri histori për golin e tij të artë, i cili eliminoi të kaltërit e Trapattonit si dhe për vendimet e arbitrit Moreno

18 Qershor 2022, 16:21 Nga DOSJA

20 vjet pas skandalit! Nxorri nga Botërori Italinë, koreani Ahn

KORE E JUGUT- Ahn Jung-hwan rikthehet për të folur 20 vjet pasi Koreja e Jugut-Itali bëri histori për golin e tij të artë, i cili eliminoi të kaltërit e Trapattonit si dhe për vendimet e arbitrit Moreno: “Kam të njëjtat kujtime të 20 viteve më parë - tha ai për Gazzetta dello Sport - Ishte një ndeshje e veçantë për mua dhe për vendin tim.

Askush nuk besonte se mund ta mposhtnim Italinë. Pas gjithë kësaj kohe, ne ende flasim për vendimet e arbitrave, por mendoj se mjafton të shikojmë përgatitjen që kishim, mënyra se si luanim. Hiddink (atëherë trajneri i koreanëve) na bëri një ekip të fortë si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht. Nuk kishim frikë nga askush".

Kupa e Botës në Kore dhe Japoni në 2002 përfaqëson ende një kujtim të hidhur për kombëtaren italiane, por një kujtim shumë të ëmbël për atë koreane, e cila arriti në gjysmëfinale, më pas u eliminua nga Gjermania e Ballack: "Nëse ajo fitore ishte e merituar? Po, vetëm shikoni rezultatet e ekipit tim kombëtar në miqësoret para Kupës së Botës 2002.

Ne humbëm vetëm dy nga tetë ndeshje, kundër Uruguait dhe Francës. Pastaj puna e madhe e bërë nga Hiddink na bëri lojtarë të ndryshëm. Ne ndjemë se ishim të mëdhenj, surpriza e kompeticionit”. Është e pashmangshme që të flitet edhe për Byron Morenon, i cili më 18 qershor 2002 i anuloi Tommasit një gol të rregullt për pozicion jashtë loje dhe që përjashtoi Tottin me një të verdhë të dytë për simulim.

“Ne i kemi respektuar gjithmonë vendimet e arbitrave, ato janë përfundimtare dhe të parevokueshme - nënvizon ish-lojtari i Perugias, i cili u largua nga futbolli aktiv në vitin 2012. - Pavarësisht se Moreno mund të ketë bërë gabime, pa VAR çdo fishkëllimë ishte problem. Pranuam gjithçka, edhe nëse ndonjëherë rezultati ishte i dhimbshëm. E vërteta është se ne e përgatitëm mirë ndeshjen kundër Italisë. Kishim analizuar me detaje çdo lojtar".

E.Ç (Dosja.al)

itali kore e jugut

Sondazh

Poll