Sport

Tevez ndryshon ‘profesion’, tani në krye të Rosarios, pritet zyrtarizimi...

Zv.presidenti i Rosario Central konfirmoi për mediat se Carlos Tévez do të jetë trajneri i ri i skuadrës. Ai pritet të nënshkruajë të martën.

18 Qershor 2022, 17:24 Nga DOSJA
Tevez ndryshon ‘profesion’, tani në krye të Rosarios,

ARGJENTINE - Ardhja e Carlos Tevez në Rosario Central është pothuajse një fakt. 'Apache' do të fillojë aventurën e tij në pankinë, një vit pas largimit të tij nga fusha e blertë dhe do ta bëjë këtë, duke stërvitur një nga klubet më historike në Argjentinë.

Zv.presidenti i klubit, Ricardo Carloni, në një konferencë për shtyp tha se ardhja e legjendës do të bëhet javën e ardhshme. “Bordi i drejtorëve pranoi propozimin e paraqitur nga stafi i trajnerëve të Tevez dhe tani jemi duke avancuar në negociata. Ne po përparojmë, duhet të përkthejmë gjithçka në kontraktuale. 

Këtë fundjavë do të flasim me të. Propozimi i përgjithshëm u miratua nga bordi drejtues. Është interesante, përfshin inferiorët, rezervat, por edhe pjesën sociale”, - tha para mediave drejtuesi i Rosarios. “Ideja është, që nëse gjithçka shkon mirë, të mund ta kemi të martën në stërvitjen e parë. Ai ka flakën që ka çdo fitues. Më pas flasim për projektet”,- shtoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll