Sport

Lajm i keq për tifozët e Partizanit, 'Air Albania' mbyll dyert, klubi zbulon stadiumin për ndeshjet europiane

Partizani po vazhdon fazën përgatitore në Slloveni, në pritje të ndeshjes së Conference League ku të kuqtë do të përballen me gjeorgjianët e Saburtalo

18 Qershor 2022, 15:15 Nga DOSJA

Lajm i keq për tifozët e Partizanit, 'Air Albania' mbyll

TIRANË- Partizani po vazhdon fazën përgatitore në Slloveni, në pritje të ndeshjes së Conference League ku të kuqtë do të përballen me gjeorgjianët e Saburtalo. Ndeshja me parë do të luhet në Tbilisi, ndërsa ajo e kthimit më 14 korrik.

Por, duket se ka një ndryshim në axhendë pasi të kuqtë nuk do ta luajnë në kryeqytet ndeshjen e kthimit, pra në stadiumin 'Air Albania' por në Elbasan.

Sipas një njoftimi të fundit nga ana e klubit, impianti modern i kryeqytetit do të mbyllë dyert pasi do t’i nënshtrohet mbjelljes së barit. Një lajm i keq edhe për tifozerinë e kuqe që do të duhet të jetë e shumtë në numër për të përkrahur ekipin e zemrës në aventurën europiane.

Njoftimi i klubit:

Klubi Partizani dëshiron të njoftoj opinionin publik dhe në veçanti tifozerinë e kuqe në lidhje me zhvillimin e ndeshjes së kthimit ndaj Saburtalo në program dt.14 korrik ora 20:00 në "Elbasan Arena" e vlefshme për turin e parë të Conference League.

Saktësojmë se luajtja e ndeshjes në stadiumin "Elbasan Arena" është e kushtëzuar, pasi drejtoria e stadiumit "Air Albania" ka vlerësuar që të mbjellë barin gjatë kësaj periudhe, kur ekipet shqiptare garojnë në kompeticionet europiane.

E.Ç (Dosja.al)

partizani

Sondazh

Poll