Sport

PSG nuk heq dorë nga Skriniar, zbulohet paga faraonike për futbollistin e Interit

PSG nuk heq dorë nga Milan Skriniar. Drejtori i ri sportiv Luis Campos kërkon me çdo kusht mbrojtësin sllovak

18 Qershor 2022, 15:09 Nga DOSJA

PSG nuk heq dorë nga Skriniar, zbulohet paga faraonike për

ITALI- PSG nuk heq dorë nga Milan Skriniar. Drejtori i ri sportiv Luis Campos kërkon me çdo kusht mbrojtësin sllovak dhe sipas 'Gazzetta dello Sport', për lojtarin e Interit është gati një kontratë me vlerë 7.7 milionë neto në sezon.

Një propozim faraonik, pra, që klubi zikaltër nuk do të mund të arrinte. Edhe klubi i Zhang ndjen nevojën për një shitje. Tashmë gjithçka varet nga vullneti i lojtarit, i cili në fund të fundit nuk ka shprehur ende dëshirën për t'u ndarë nga Inter dhe që së shpejti do të duhet të takohet me drejtuesit e klubit zikaltër për të diskutuar situatën e tij.

E.Ç (Dosja.al)

skriniar

Sondazh

Poll